I revoltuar se ia kanë ndal rrymën, Qail Berisha nga Buteli me gur ka sulmuar punktin për pagesë në Butel, me çka ka thyer dritaren. Kur arritëm në ngjarje policia po kryente ekspertizën.

“Kontratën e kemi bërë para 5 ditëve. Mendova se u morëm vesh se do t’i ndalin ka 2000 denarë. Dy mirë denarë paguaj edhe përmbaruesin edhe kjo 2000 denarë bëjnë 4 mijë denarë. Por këto më provokojnë me ndaljen e rrymës. Unë rrymën e paguaj rregullisht por ata kërkojnë që ta paguaj borxhin e vjetër e për këtë kemi bërë kontratë”, deklaroi Qail Berisha.

Borxhi i tij ndaj EVN-së është 4 mijë euro. Nga EVN thonë sipas marrëveshjes që është nënshkruar klienti nuk ka paguar asnjë këst.

“Ky konsumator ka borxh të madh të faturave të papaguara për energji elektrike të konsumuar. Konsumatorit i është ofruar mundësia që borxhin ta paguajë me anë të shfrytëzimit të volitshmërive për pagesë, të cilat volitshmëri vlejnë për të gjithë konsumatorët. Edhe pse e ka pranuar ofertën, konsumatori ka vazhduar të mos paguajë dhe si pasojë është shkyçur nga sistemi distributiv”, thonë nga EVN.

Qaili pas deklaratës së dhënë për policinë, u largua nga vendi i ngjarjes dhe thotë se drejtësinë do ta çon deri në fund. Nga EVN thonë se kompania dhe policia do ta zbardhin rastin plotësisht, me qëllim që në të ardhmen të mos përsëriten ngjarje të tilla të pakëndshme.

Loading...