Savash Veliu

O ti që frymon vdekshëm…! Mos haro sot është dita jote, e djeshma iku e nesërmja nuk të premton gjë. Prandaj, Mos heshtë! Fol drejtën e përmbajtur maksimës islame ”Udhëzo në të mirë, ndalo nga e keqeja”, sepse konformizmi dhe heshtja juaj servile ka shtuar dukurin negative deri në përmasa epidemike që ka filluar të tërheq shoqërinë tonë si era gjethin e thatë majtas djathtas larg qëllimit të lartë.

Kujto, Heshtja jote i mbron njerëzitë nga drejtësia e Hakut si akt neveritës që do tju sjell telashe juve sot apo nesër patjetër, ngase do të jeni përgjegjës para të Madhit Zot, padyshim.

Tradhëtia më e madhe nuk është armiqësia e armikut por heshtja e mikut i rrënë nën nivelin shtazarak para zullumit armiqsor si akt që inkurajon më tej zullumbërrjen e tij. Kurse, Cornelio Nepote thotë;”Jam rrëzuar, jo prej aftësisë së armiqve, por prej pabesisë së miqve”!

Andaj mendo dhe nxito të fitosh Rizahun e Zotit, e jo të njerëzve të vdekshëm i frikësuar për vdekje pas skuteve (të njerëzve) sepse ajo ditë do vjen padyshim, por kujto ate ditë a je për takimin madhor me Zotin Absolut?!

Është e rrugës që të bëhesh i dobishëm sot, sepse nesër do të jetë tepër vonë ngase zullumi sa vjen e shtohet e nuk kapërdihet pasi ajo vetëm trashet… Prandaj, Mos u largo nga e drejta (e vërteta), edhe nëse të çon në vdekje, na porositë Hz. Omeri!

Dhe mos haro se ka nga ata që kërkojnë të çlirohen nga robëria por ka edhe të tillë që mjaftohen me përmirësimin e kushteve të robërisë”, thotë, Mustafa Mahmud.

Prandaj mos u bën prej tyre që shkalaviten në lluc si gica i humbur në epshe,… Mer mësim nga e kaluara, mbaj llogari për nesër. Beso pa luhatje dhe vepro vetëm për një qëllim, qëllimi që të vë në sprovë sot dhe të merr në llogari nesër!

Bëhu vigjilent se, Njerëzitë nuk kanë nevojë për gjëra të mëdha, as për njerëz të mëdhenj. Kanë nevojë veç për njerëz të ndershëm”, thotë Benedetto Croce.

Ky është parimi dhe motoja e jetës që parashtron domosdoshmërin të Flisni gjërat që ju sjellin dobi në punët e kësaj bote. Flisni gjëra të dobishëm deri në pafundësin e përjetësisë (ahiretit). E folmja tjetër përveç këtyre qëndrimeve në kohë të vështira nuk të sjell dobi, por vetëm fatkeqësi. Deshirat, frikat dhe pritjetë për këtë botë, ua kalojnë përkujtimit të exhelit dhe të pengojn të bësh obligimet (adhurimet) si qenje me vullnet të lirë i vënduar para sprovave sfiduese prej nga fillon fillimi i lumturisë apo hidhërimi i Zotit të Madh, në këtë botë dhe ahiret.

Kujto se; të mëdhenjtë jetojnë për shoqëri, kurse të vegjëlit jetojnë vetëm për vetveten, thotë Mulla Jakup Asipi i nderuar.

Bëhu i qartë me vlerat e tua morale duke veprua dhe punuar në mirëqenien kolektive të njerëzve me qëllim që të rregullohen punët vetvetiu… sepse kur e do Zoti një njeri atë e bën ta duan gjithë njerëzit!

Kurse, “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, deri sa ata nuk ndryshojnë veten e tyre”, thotë Kur’ani famëlart.

Ska dyshim se sot si individ je i sprovuar me karakterin tëndë të rënduar me situata dhe probleme të ndryshme shoqërore, momente kto kur duhet të veprosh e të tregosh tarafin i reshtuar pranë të mirëve apo brenda të ligëve… ngase, Nëse je i paaftë të ju ndihmosh njerëzve, atëherë hiqu anash të mos i tradhtosh ato. (Dr.Ali Sheriati)

Është goxha e vështirë për një shoqëri (shtet) që fillon të rrënohet, sepse në horizont shfaqen fallxhorët, pseudo-dijetarët, oportunistët konformist, legjendat urbane si dhe debatet e stërzgjatura, mungesa e vizionit dhe amullia intelektuale… thotë, Ibën Halduni (themelues i sociologjisë).

Kurse Sureja Kuranore ‘Vel ASR’ thotë;… Pasha kohën! Vërtet njeriu është në humbje. Pos atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që këshilluan për të vërtetën dhe që këshilluan për durim, (duke mos vonuar ngritjen e zërit të drejt)!

Prandaj miku im i nderuar i fshehur pas skuteve të matrapazëve faqezinjë mos rrëno ahiretin të ndertosh dynjan sepse vështir është kthimi tek rrënojat e bëra pas largimit prej dynjas nën germadhat e tu.

Jepu të mirën sot sepse… Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin. Ngase, Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni, thotë Eleanor Rusvelt.

…Atëherë nëse sjeni pran nesh atëherë jeni me të padrejtët, dmth, me zullumqarët që fitojnë jetëgjatësin e pushtetmbajtjes mbi kurizin e shoqërisë të akomoduar nga heshtja juaj oportune…!

Derisa ‘’Ai që shet veten për tre grosh në fund të fundit do të punoj si qole për tre grosh’’, thotë Abdulhamid Hani.

… Jetë pa sëklet nuk ka por të arrish shpërblimin e lartë duhet të kalitesh si kalitet hekuri i skuqur mes çekanit dhe farkuesit. … Dhe mos haro miku im se; Druri i keq prodhon fryte të këqija brez pas brezi ashtu siç prodhon tradhëtari brez pas brezi bijë dhe nipër të këqij e të pandershëm për shoqërinë tonë të dëmtuar nga Kauza e saj Kombëtare me shekuj duke u privuar nga rruga e drejtë dhe e vërtetë me shkaqe apo interesa të njohura vetëm për individin e pa formuar..!

Loading...