Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Reket” në të cilën duhet të dëshmojë Burim Rustemi. Rustemi është prokurori i tretë nga ish-Prokuroria Speciale Publike që përballet me prokuroren Katica Janeva.

Deri më tani si dëshmitarë deklarata kanë dhënë zëvendësja e ish-prokurores speciale publike Katica Janeva, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova, biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private të Kamçevit, gazetari Hristijan Banevski nga televizioni 1Tv dhe të tjerë.

Stefanova dje dëshmoi se Katica Janeva nga ajo ka kërkuar të japë mendim pozitiv për përcaktimin e masave më të lehta për të dyshuarit në lëndën “Perandoria”. Stefanova tha se të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, pothuajse çdoherë kanë arritur të mësojnë çka PSP-ja ndërmerr kundër tyre. Theksoi se me Janevën, ka pasur mospërputhje gjatë kërkesës së saj për t’u pranuar masa më të buta për Jordan Kamçevin, Sasho Mijallkovin dhe personat e tjerë në paraburgim për rastin.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “pastrim parash dhe të ardhurat e tjera nga vepra penale”, ndërsa Jeneva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka bërë edhe vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Në seancën e parë për “Reket” i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, pas çka u dënua në tre vjet burg.

Gjykimin për “Reket” para Gjykatës penale e zhvillon gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Villma Ruskoska.

Loading...