Dje në ora 19.00 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar dhe Ministrisë për Punë të Brendshme nga Shkupi, e kanë privuar nga liria 29-vjeçarin D.J. nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,.,Folkcvagen Golf 7” me targa të Shkupit, të cilën ai e ka drejtuar, janë gjetur dy shishe me lëng të panjohur me ngjyrë të zezë, që dyshohet se është vaj kanabisi.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.

T mobile In article [1]