Policët i kanë prerë kordonin e kërthizës një vajze të porsalindur pasi ndihmuan nënën e re për të bërë lindjen e bebes së vogël në një autobus në lëvizje.

Sipas mediave të huaja, nëna u gjend në një situatë të tillë derisa ishte duke udhëtuar në komunën e Ingeniero Budge në provincën lindore argjentinase të Buenos Aires.

Dhe raportet thanë se nëna u ndihmua nga tre oficerë që hipën në autobus në Puente La Noria.

Policët e ndihmuan atë për lindjen e të porsalindures, të cilën nëna e ka quajtur Milagros (Mrekulli), dhe vajza e vogël thuhet se ka peshuar 3.3 kilogramë.

Për fat të mirë, si nëna ashtu edhe fëmija raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo vjen gati një vit pasi një grua lindi një djalë në mes të rrugës në Buenos Aires.

Jessica Leal, 32 vjeç ishte duke shkuar në spital me familjen e saj kur u detyrua të ndalonte, pasi nuk mund të përballonte kontraktimet.

Banorët krijuan një shtrat spitalor të improvizuar në mes të rrugës në Gregorio de Laferrère.

Loading...
Global