Përfaqësuesit e sindikatës së pavarur akademike (NAkS) sot do të mbajnë takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në MASH në të cilën do të bisedojnë për thirrjen e një pjese të rektorëve të universiteteve publike të themelohet sindikatë e re e cila duhet të nënshkruajë marrëveshje kolektive me pikë të vetme – rritje për 10 për qind të pagave të të punësuarve në arsimin e lartë.

“Në takim do të bisedohet për situatën që ndodhi prejse rektorët e një pjese të universiteteve publike ndërmorën nismë joligjore për organizim dhe themelim të sindikatës së re, si dhe për mundësitë të gjehet zgjidhje afatgjate, gjithëpërfshirëse dhe konzistente për rregullimin e pagesës së pagave të të punësuarve në universitetet publike dhe të gjithë çështjeve tjera nga fusha e marrëdhënieve të punës”, kumtoi NAkS dhe paralajmëroi se në orën 13:30 para MASH do të informojë për rrjedhën e bisedave me ministrin.

Sindikata e pavarur akademike (NAkS) dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) javën e kaluar shprehën pakënaqësi, ndërsa kryetarët e tyre dje dolën në konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën ishte paralajmëruar se, me të vërtetë, do të bashkohen që ta dëshmojnë përfaqësimin e tyre.

U.d. kryetarja e NAkS Elena Xhukeska dhe kryetari i SASHK Jakim Nedellkov theksuan se me thirrjen të themelohet sindikatë bëhet regres në organizimin sindikal, ndërsa të punësuarit në arsimin e lartë janë shantazhuar se nuk do ta marrin atë që u është premtuar.

Loading...

Comments are closed.