Dy persona janë goditur nga rrufeja në Malet e Kaltra në Australi në kohën kur bregdeti lindor i këtij shteti është përfshirë nga moti ekstrem dhe stuhitë e breshrit. Një djalë 16-vjeçar pësoi djegie në duar dhe këmbë kur u godit nga rrufeja në Katoomba në orën 2 të pasdites sipas kohës lokale. Një person 24-vjeçar gjithashtu u trajtua në spital.

Ndryshe dy persona të tjerë janë trajtuar për lë ndime të lehta në Canberra pas një stuhie 15-minutëshe që i dëmtoi veturat dhe i detyroi njerëzit të iknin për të kërkuar strehim.

Copat e mëdha të breshërit i thyen xhamat e veturave dhe degët e drunjve. Shërbimet emergjente pranuan më shumë se 1200 thirrje telefonike për ndihmë gjatë stuhisë dhe menjëherë pas përfundimit të saj, shkruan “Daily Mail”.

 

Loading...