– Kuvendi i Republikës të Maqedonisë së Veriut në fillim të muajit shkurt pritet ta sjellë Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit, e cila sot nga anëtarët e Komisionit iu dorëzua kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Paraprakisht sot drejtoresha e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska e prezantoi këtë strategji para mediumeve.

“Kryeparlamentari na njoftoi se Kuvendi do ta sjellë Strategjinë kombëtare dhe me siguri do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm. E rëndësishme është që do të sillet me këtë përbërje”, deklaroi Ivanovska pas dorëzimit të Strategjisë kombëtare dhe takimit të shkurtër të anëtarëve të KSHPK-së me kryeparlamentarin Xhaferi.

Ivanovska beson se të gjitha partitë parlamentare do ta mbështesin këtë Strategji kombëtare dhe se do të miratohet me konsensus.

“E pres. Të paktën nga ato që kemi parë deri më tani në përgatitjen e Strategjisë kombëtare, ku u përfshinë përfaqësues nga shumë institucione, sektori joqeveritar, media, ekspertë … ne e ndjejmë që impulsi në shoqëri është i gatshëm që të gjithë aktorët e jetës sonë shoqërore ta bëjnë këtë të ndodhë”, deklaroi drejtoresha e KSHPK-së.

Ivanovska u shpreh se Strategjinë kombëtare, KSHPK e ka përgatitur për pesë muaj dhe se me miratimin nga Kuvendi, shtetin ynë, siç theksoi, do të tregojë gatishmërinë dhe vullnetin e tij politik për të luftuar në një koalicion të gjerë së bashku me sektorin civil “kundër të keqes më të madhe shoqërore në këtë vend, ndërsa kjo është lufta kundër korrupsionit”.

Në prezantimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, drejtoresha e KSHPK-së tregoi se fusha të rrezikshme në të cilat më së shumti zbulohen sjelljet korruptuese janë tek punësimet, procesi i furnizimeve publike, roli i mbikëqyrjes dhe i kontrollit si dhe sjellja e vendimeve. Strategjia duhet të zbatohet nga ana e institucioneve në pesë vitet e ardhshme, ndërsa qëllimi është ngritja e besueshmërisë së qytetarëve në sistemin. .

Loading...