Nesër në selinë e UNDP-së në Bruksel, do të mbahet panel – prezantim i studimit të titulluar “Rruga evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Arritja e zhvillimit më të shpejtë, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm”, që është projekt i përbashkët i Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe zyrës së UNDP-së në vend.

Në kuadër të panelit fjalën e tij do ta ketë Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut , Narine Sahakjan. Krahas nikoqirëve, në panel pritet që fjalë të ketë edhe Dejvid Kulen, udhëheqës i Departamentit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian (DG NEAR), si dhe përfaqësuesi i zyrës së UNDP-së në Bruksel – Tomas Dederuvarder.

Gjetjet e studimit do ti prezantojë Fatmir Besimi, Këshilltar për Çështje Ekonomike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zëvendëskryeministër i mëparshëm për Çështje Evropiane.

Në prezantim pritet pjesëmarrës të jenë një numër i madh të Ambasadorësh të BE-së, përfaqësues të vendeve – anëtare në Bruksel, delegatë nga grupet punuese të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB), euro-deputetë, përfaqësues të Drejtorive të përgjithshme përgjegjës për ndjekjen e gjendjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të kabineteve të komisionarëve të rij, përfaqësues të mëparshëm të BE-së që kanë punuar në Maqedoninë e Veriut si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe gazetarë, me seli në Bruksel.

Loading...