50-vjeçari, Lewis Pugh është njeriu i parë që është zhytur në ujërat e Polit të Veriut, në një lumë nën “fletët” e akullit.

Fillimisht ai u fut për të vëzhguar zonën në një tunel dhe më pas u zhyt në ujë në disa gradë nën zero, ku notoi për 8 minuta.

Teksa përfundoi me sukses këtë aventurë të bukur por dhe të rrezikshme, britaniku u shpreh se i janë dashur shumë vite stërvitje për të notuar 8 minuta në ujërat e akullta.

“Ishte e mrekullueshme. Çdo gjë e kaltër. Por mua më janë dashur shumë vite stërvitje për të notuar këto 8 minuta dhe një ekip i jashtëzakonshëm që më mbështeti. Kur pash skuadrën time në fund ndjeva një lehtësi të madhe”, është shprehur ai, duke nënkuptuar vështirësinë e kësaj aventure të çmendur.

Loading...