Sot në ora 06 e 50 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar se në Autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kyçjes së Zherovjanit, gjatë lëvizjes vetvetiu në pjesën e motorit, është përhapur zjarri në mjetin ngarkues ,,Vollvo” me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar 43-vjeçari T.N. nga fshati Leskoec i Ohrit, i shoqëruar nga një person nga Kërçova.

Zjarri së pari është përhapur në pjesën e përparme të kabinës duke u përhapër të tërë kabinën dhe më pas ka vazhduar edhe tek një pjesë e rimorkios. Persona të lënduar nuk ka, kurse me intervenim të Njësiteve zjarrfikëse të Tetovës dhe Gostivarit, zjarri është lokalizuar në tërrësi.
Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.Ts.mk

Loading...