Eurokomisari për Politikë Fqinje dhe Zgjerim, Oliver Varhelji nesër do të vijë për vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë të Veriut.

Siç kumtoi delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup, Varhelji do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Oliver Spasovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Varhejli gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev si dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.

Vizita e eurokomisarit Varhelji në rajon pasnesër do të vazhdojë në Shqipëri.

Në takimet me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re të zgjerimit e propozuar nga Franca dhe për vijimin e reformave në vend, veçanërisht sjelljen e ligjit për prokurori publike.

Më 18 dhjetor vitin e kaluar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua me Oliver Varhelji në Bruksel, me çka e paraqiti planin reformues të Qeverisë deri tek Samiti i Këshillit Evropian në muajin mars.

Komisioni Evropian mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të publikojë në muajin shkurt, ndërsa metodologjia e re sipas paralajmërimeve pritet të aprovohet në muajin mars.

Eurokomisari Varhelji, muajin e kaluar tha se negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE duhet tapërmirësojë gabimin e muajit tetor.

Vendet anëtare të BE-së nuk u pajtuan për fillim të negociatave me të dyja vendet, për shkak kundërshtimit të Francës e cila, nga ana tjetër, kushtëzoi me metodologji të re të negociatave.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se gashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe njofoti se Komisioni Evropian për disa javë do të dalë me metodologji të re të zgjerimit.

Loading...