Bashkimi Europian do të publikojë në datën 5 shkurt raportin e tij në lidhje me metodologjinë e re të zgjerimit ndërsa dokumenti për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë ishte planifikuar për në 29 janar, por është shtyrë për një javë. Sipas burimeve drafti ndodhet në zyrën e Komisionerit për Zgjerimin Oliver Verheily, i cili vizitoi Shkupin dhe Tiranën një javë më parë.

Metodologjia e re do të jetë e përmbledhur në pesë grupe të kapitujve, sundimi i ligjit, tregu i brendshëm , transporti, energjia dhe politika e jashtme, ku pika e parë, është dhe pjesa më e rëndësishme metodologjisë, pasi ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne metodologji pritet të prezantohet parimi që asnjë kapitull nuk mund të hapet derisa të mos përmbushen standardet paraprake. Por ekziston mundësia që të rihapeni ata të cilët mund të jenë mbyllur.

Në samitin e majit në Zagreb i cili në fokus do të ketë çeljen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, Shkupi dhe Tirana pret një përgjigje pozitive për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian, gjashtë muaj pasi Franca refuzoi hapjen e negociatave. Drita jeshile për dy vendet e Ballkanit mund te ndizet përpara mbajtjes se samitit te Zagrebit.

Loading...