Gjatë serive të shumta të postimeve në Twitter, Elon Musk ka zbuluar detaje të reja rreth planeve të tij për të ndërtuar një qytet për 1 milion njerëz në Mars, deri në 2050-ën.

Musk thotë se shpreson që të ndërtojë 1 mijë anije kozmike ‘Starship’, rreth 100 në vit.

Elon Muski thotë se qëllimi i tij është lansimi i tre ‘Starshipëve’ në ditë, për ta bërë udhëtimin në Mars të arritshëm për çdokënd.

“Kjo duhet bërë që çdokush që dëshiron të mund të shkoj, si dhe të jepen kredi për ata që nuk kanë para”, ka shtuar Musk.

“Do të ketë shumë vende pune në Mars!”, ka shtuar ai.

Starship, nëse realizohet ashtu siç është dizajnuar, do të jetë sistemi më i fuqishëm që është lansuar ndonjëherë. Në çdo lansim ato mund të mbajnë më shumë se 100 tonë peshë, e 100 persona në të nuk do të jetë ndonjë gjë e madhe për anijen kozmike.

Musk nuk ka specifikuar se çfarë saktësisht raketat do të dërgojnë në Mars, por shumë ushqim, ujë, materiale ndërtimore e vegla do të nevojiten për ndërtimin e një baze të qëndrueshme, raporton businessinsider.

“Megatonë dërgesa në vit drejt orbitës janë të nevojshme që jeta të bëhet multiplanetare”, ka shtuar Musk.

Muski gjithashtu ka thënë se ai planifikon që ta shfrytëzoj kohën kur Toka e Marsi janë në një vijë, gjë e cila ndodhë çdo 25 muaj, kjo do ti lejonte anijet kozmike të tij të harxhonin më pak karburant.

Prototipi i parë i ‘Starshipit’ të tij planifikohet të lansohet brenda pak muajsh.

“Fluturimi i parë shpresoj se do të ndodhë pas 2, 3 muajsh”, ka shtuar Musk.

Loading...