Funksionimi i Gjykatës, bashkëpunimi i deritanishëm dhe mundësia për avancimin e tij janë pjesë e temave në të cilat është biseduar në takimin e sotëm të kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Sali Murati me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Hasan Mehmet Sekizqok.

Në takim është shprehur kënaqësia e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm me Republikën e Turqisë në nivel multilateral dhe bilateral, si dhe nga bashkëpunimi mes gjykatave kushtetuese të dy shteteve , veçanërisht që në vitin vijues 2020 është planifikuar organizim i tryezës së përbashkët të rrumbullakët, në të cilën nikoqir do të ishte Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Njëra prej mënyrave në të cilën realizohet mbështetja e Republikës së Turqisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është përmes Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) përmes disa projekteve të deritanishme, por edhe përmes projekteve të ardhshme siç është pajisimi i paralajmëruar i sallës për takime bilaterale të Gjykatës nga ana e kësaj agjencie, për çka është shprehur falënderim i veçantë nga kryetari Murati”, kumtojnë nga pres-shërbimi i Gjykatës kushtetuese.

Ambasadori turk Sekizqok u falënderua për pritjen dhe shprehu kënaqësi nga vizita në Gjykatën kushtetuese dhe njëkohësisht ka dhënë mbështetje për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy shteteve, duke i përfshirë gjykatat kushtetuese të dy shteteve të cilat deri më tani kanë bashkëpunim të shkëlqyer.

Loading...

Comments are closed.