Sipas informatave të  Përfaqësisë sonë  konsullare-diplomatike  në RP të Kinës, Ministria e Punëve të Jashtme  informon se deri në këtë moment në Ambasadë nuk është paraqitur asnjë rast i ndonjë shtetasit tonë të sëmurë me koronavirus. Gjithashtu,  nuk ka shtetas të regjistruar të cilët gjenden  në zonën më të gjërë me masa kufizuese  për qarkullim të cilëve u nevojitet ndihmë.

Siç informon Ministria e Punëve të Jashtme, në RP të Kinës legalisht qëndrojnë rreth 100 shtetas tanë, ndërsa PKD  është në kontakt të përhershëm me to.

Qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut për informata më detajore  rreth zhvillimit të gjendjeve mund të drejtohen në Ambasadën tonë në Pekin  në numrin kujdestar të telefonit  +86 185 1351 2812 или е-маил, beijing@mfa.gov.mk.

Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja sot paralajmëruan se do t’u ndihmojnë qytetarëve të tyre ta braktisin qytetin kinez Vuhan, prej ku filloi  infeksioni me koronavirusin,  nga i cili deri tani vdiqën 80 njerëz. Paraprakisht, Franca, SHBA-ja dhe Japonia kumtuan se përgatiten  për evakuim të shtetasve të tyre. Delegacioni i BE-së sot në Pekin  do të mbajë mbledhje urgjente  për ta koordinuar evakuimin e qytetarëve evropian, të cilët gjenden në Kinë  që të kufizohet  infeksioni nga koronavirusi.

Në ndërkohë, Ministria kineze e Financave kumtoi se do të ndajë 8,74 miliard dollarë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të paktën 80 persona vdiqën nga koronavirusi,  ndërsa vetëm në Kinë janë infektuar 2.744 persona. Virusi vazhdoi të përhapet në botë,  ku janë regjistruar 50 raste të të infektuarve, prej të cilëve pesë në SHBA.

Loading...