Një mundësi të tillë e komenton gazetari i njohur, Eroll Rizaov, në kolumën e tij në Dojçe Vele. Megjithatë, këtë mundësi Rizaov e krahason me tentimin për ta frikësuar arushën me def, transmeton Gazeta Lajm.

“Ministri i përkohshëm teknik, Naqe Çulev po ndërton imazh se gjoja është në kërkim intensiv të një prokurori që është patriot i madh që do të nënshkruajë urdhër për arrestim të kryeministrit në dorëheqje, Zoran Zaev. A frikohet arusha me def? Pas thirrjeve dramatike të Hristojan Mickovskit, ruajtësit të kolltukut të Nikolla Gruevskit, se pas ardhjes në pushtet do të gjykohen tradhtarët, shpejtë dhe në mënyrë efikase, pa vjetërim të lëndëve, profesionisti i lartë partiak, Naqe Çulev e kuptoi mesazhin për të krijuar tensione se ka ardhur fundi, fitorja është arritur, vetëm se duhet unitet te qytetarët dhe të mobilizohet trupi votues që nuk voton kurrë. Por diçka dobët po i shkon puna. Asgjë nuk bëjnë me të vërtetë deri sa 20 policë me maska në kokë, nuk e arrestojnë Zaevin para kamerave. Ose edhe më mirë, me ndihmën e popullit ta përfundojnë punën e filluar më 27 prill 2017. Truqet e tanishme katunaresko-policoreme kryeshefat e komprometuar policorë më tepër shërbehnë për zbavitje, siç është poezi i fundit strategjik sigurimi i ish presidentit Ivanov të dërgohet tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ose marrja e veturës zyrtare”, shkruan Rizaov.

Loading...