VMRO-DPMNE-ja ka pranuar tekstin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Grupi parlamentar dhe organet partiake do ta shqyrtojnë ditëve në vijim. Megjithatë deputeti që ishte pjesë e grupit negociues të opozitës thotë se konsensusi është i vështirë derisa pushteti më shumë i kushton rëndësi dispozitave të ligjit për dro*gat se Ligjit për Prokurorinë Publike. Antonio Milloshoski thotë se janë të gatshëm që propozimin e Renata Deskoskës ta harmonizojnë përmes amendamenteve.Nëse do të kemi sukses kjo varet nga prioritetet e shumicës parlamentare. Derisa në Kuvend më i rëndësishëm është Ligji për marihuan të thatë vështirë do të jetë të kemi kompromis.

Nëse LSDM-ja tërhiqet nga ligjet për dr*oga atëherë shanset rriten që të kemi sukses në miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Nuk dua të paragjykoj por arritja e kompromisit nuk është punë e lehtë – deklaroi Antonio Milloshoski Deputet i VMRO-DPMNE-së. Ministria e Drejtësisë pret që deputetët të heqin dorë nga inatet personale dhe të gjejnë konsensus për miratimin e ligjit. Mesazhi i euro-komisionarit për zgjerim, Oliver Varheji ka motivuar edhe më tepër pushtetin që të këmbëngul në miratimin e këtij propozimi.

Porosia nga euro-komisionari ishte i qartë. Neve presim dhe duam që deputetët të gjejnë forcën dhe të votojnë të motivuar nga e ardhmja Evropiane e vendit. Të mos motivohen nga interesat personale dhe dëshira për t’iu shmangur përgjegjësisë para ligjit. Kjo është çështje e cila teston patriotizmin e tyre -thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Propozimi i ri të cilin Renata Deskoska në fund të dhjetorit e dërgoi në Kuvend, parasheh që kompetencat e PSP-së t’i marrë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në krye me Villma Ruskovskën. Prokurorët e shkarkuar special të vazhdojnë të punojnë në lëndët aktive gjyqësore në hetime dhe para- hetime. Në mënyrë shtesë ligji parasheh zgjerim të ekipit të Ruskovskës që do të thotë që ish prokurorët special të konkurrojnë për vende pune në Prokurorinë e kri*mit të organizuar dhe korrupsionit. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se Kuvendi është i gatshëm ta miratojë propozimin atëherë kur partitë politike dhe deputetët do t’i tejkalojnë dallimet.

Loading...
Global