Do të nxjerrim një syzhe nga debati publik për Ligjin për Prokurori Publike dhe nëse kjo nga opinioni ekspert kthehet në tekst, nuk shoh pse nuk do ta mbështesnim, ndërsa ky ligj i vjetër-i ri në asnjë rast nuk e ka mbështetjen tonë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për mendimin e partisë për debatin e sotëm publik për Ligjin për Prokurori Publike.

“Ta dëgjojmë debatin publik, të shohim çfarë do të flitet në këtë debat, të nxjerrim një syzhe nga ajo që është thënë. Nëse kjo, si opinion ekspert, përkthehet në tekst të zgjidhjes ligjore, të Ligjit për Prokurori Publike, atëherë ne si VMRO-DPMNE të gjithë atë do ta mbështesim dhe nuk shoh arsye pse nuk do të ishte ashtu. Por, siç është kështu propozimi, ne si VMRO-DPMNE, ky propozim i vjetër-i ri as nuk kemi për qëllim, as megjithatë na bie ndërmend ta mbështesim, sepse nuk duam të mbështesim edhe një amnisti dhe abolim të politikanëve nga e kaluara”, deklaroi Mickoski.

Loading...