Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është dalluar gjithmonë për origjinalitetin dhe stilin unik që ka prezantuar.

Përveç vokalit të saj të jashtëzakonshme, me të cilin ka realizuar shumë hite Arta është dalluar me guximin për të bërë eksperimente në pamje, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse është nënë e tre fëmijëve, ajo veçohet akoma për linjat joshëse dhe imazhet atraktive.

Energjike e guximshme dhe shumë origjinale prezantohet edhe në ditët e sotme siç u paraqit qysh nga fillimi i karrierës.

Së fundi këngëtarja u shfaq tejet joshëse në Instagram me një stil unik siç di ajo. Me një veshje të ngushtë e personalizuar me dollarë ajo vë në pah linjat bombastike trupore.

“Mendoni si një Mbretëreshë, një Mbretëreshë nuk ka frikë të dështojë”, shkroi ajo krahas imazhit në Instagram.

Loading...
Global