Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar për takimin me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Richard Grenell.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se Grenell e ka pritur në zyret e Vetëvendosjes, së bashku me deputeten, Fitore Pacolli dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“I urova mirëseardhje ambasadorit, Richard Grenell në zyret e Vetëvendosjes sot, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu në këtë postimi Kurti ka treguar se për çfarë ka biseduar me ambasadorin amerikan, Grenell

“Ne diskutuam mbi nevojën urgjente për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim”, ka thënë Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Grenell ka shkuar për vizitë edhe në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku është takuar me Isa Mustafën.

Loading...