Mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:10 minuta në rrugën “Brigada e 3-të Maqedonase”, në Kumanovë, në zonën e brendshme të policisë një person ka tentuar t’i verë zjarrin një veture të policisë. Në kohën që policia po kryente mbikëqyrjen e objektit është vërejtur se një person i panjohur po tentonte t’i vinte zjarrin një veture të policisë.

Me të vërejtur personin e dyshuar policia u vu në ndjekje të tij por ai u kundërpërgjigj me tre të shtëna armësh kundrejt makinës së policisë dhe arriti të largoheshe nga vendi i ngjarjes. Për fat të mirë nga të shtënat e armës nuk ka pasur të plagosur. Policia e Kumanovës është ende në ndjekje të tij ndërsa ekipi i zjarrfikëseve të Kumanovës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Loading...