Sot delegacioni i RDK-së i udhëhequr nga Kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe i përbërë nga Sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu dhe anëtari i Kryesisë qendrore të RDK-së Ibrahim Sulejmani realizuan takim me ambasadorin Republikës së Polonisë në Shkup z. Wojciech Tycinski.

Kryetari Memedi, falënderoi ambasadorin për përkrahen e parazervë të Polonisë ndaj vendit tonë drejt integrimi në NATO dhe BE, dhe kërkoi nga ambasadori që edhe më tutje të ofrojnë përkrahje drejt BE-së. Kryetari i RDK-së Memedi, theksoi se vendi ka nevojë edhe më tutje për përkrahje nga shtetet mike të Maqedonisë së Veriut, që kanë përvojë të madhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Kryetari Memedi gjithashtu potencoi se nuk ka dilemë se edhe vendi ynë duhet të bëj edhe shumë punë në fushën e sundimit të ligjit, reformimit të gjyqësorit , dhe shumë fusha tjera, por kjo nuk do të thotë se vendi ynë nuk e meriton hapjen e negociatave me BE, duke patur parasysh arritjet e mëdha historike me Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe rrumbullaksimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori i Polonisë z. Wojciech Tycinski faleminderoi delegacionin për vizitën, dhe përgëzoi rolin konstruktiv të RDK-së dhe Vesel Memedit në anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe se Republika e Polonisë do të vazhdoj të mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Loading...
Global