Ditën e djeshme e gjithë bota u trondit nga aksidenti që i mori jetën Koby Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare.

Sëbashku me ta ndërruar jetë edhe shtatë persona të tjerë. Ku më e dhimbshme ishte ajo e familjes Altobelli, ku ndërruan jetë, John, Keri dhe vajza e tyre Alyssa.

Çifti ka lënë pas dy fëmijë të tjerë. John ishte trajneri i skuadrës së bejsbollit Orange Coast Collage.

Midis viktimave ishte edhe Christina Mauser e cila ishte trajnere e një ekipi basketbolli të një shkolle fillore. Ajo ishte trajnere e vajzës së Bryant dhe Altobellit.

Viktimat e tjera ishin, piloti Ara Zobayan, Sarah dhe Payton Chester.

Loading...