Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq pamjet brenda një spitali në provincën kineze Hubei, ku shihet se si një grua 28-vjeçe e cila dyshohet se është e infektuar me coronavirusin, sjell në jetë foshnjën.

Si preventivë foshnja e porsalindur është dërguar menjëherë në tjetër sallë për t’i bërë disa analiza, që do të shlyenin dilemat nëse edhe ajo mund të jetë e prekur me virus, transmeton Telegrafi.
E mjekët që asistuan në lindjen e foshnjës, shihen të veshur me rroba të izoluara që parandalojnë bartjen e ndonjë lloj virusi.

Kujtojmë që coronavirusi deri më tani ua ka marrë jetën 81 personave dhe mbi 2 mijë tjerë janë infektuar.

E në mungesë të shtretërve të lirë, autoritetet përkatëse kanë filluar të ndërtojnë spitale të reja që do të jenën e gatshme për përdorim për pak ditë.

 

Loading...