Kur përmendet Struga, të gjithëve na shkon mendja te :-Struga e poezisë,Struga një qytet perlë pranë liqenit ,Struga e njerëzve bujar ,Struga qytet i patriotëve dhe e intelektualëve, Struga…Të gjitha këto janë në mbamendjen tonë sepse ka disa vite që Strugën e ka mbuluar një mjegull dhe nën atë mjegull kanë ndodhur dhe ndodhin gjëra që njeriu nuk do t’ia dëshironte asnjë qyteti e aq më pak Strugës.

Lajmet nga Struga janë lajme të kronikës së zezë ku lexojmë e dëgjojmë se “daja i dajës u vra nga një person i cili është daja i dajës atij tjetrit….” Më tutje “ në një vend u gjend i vrarë shoferi i një funksionari komunal,ku daja i dajës i kishte dicka borxh dajës…”.Në një metropol europian “ u vra një strugan nga daja i dajës e i vrari ishte daja i dajës atij…’

Vrasje, aktpadi penale,vrasje,aktpadi penale ,vrasje ….struganët përshpërisin me zë ….e shteti hesht !
Krimi, droga, prostitucioni…janë prezente në Strugë.

Padyshim ,Struga ka burra e gra të ndershëm por, për fat të keq ka edhe njerëz të ligë.

Është njëri që e njohin të gjithë ,i pabesë ,dallaveraxhi,tinëzar, hilexhi ,matrapaz që të godet pas shpine dhe e mendon veten se është “Godfather“ (të tjerët që duken në skenën politike janë talebet e tij ) i Strugës dhe sillet si I tillë në të gjithë këtë katrahurë me të cilën këto vitet e fundit ballafaqohen struganët dhe jo vetëm ata.
Po kush është ky që sillet si “Godfather” i Strugës?
Ai është …..!
Struganët e dinë dhe është mirë edhe të tjerat ta njohin !
Garip Kaba,tungatjeta !

Nga Ernad Fejzullahu

Loading...