Shoqata kombëtare për ndihmë dhe mbështetjen e personave me multipla sklerozë informon se nga 22 janari i vitit 2020 filloi zbatimi i projektit të ri të titulluar “Hulumtim prospektiv i cilësisë të jetesës të personave me multipla sklerozë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Hulumtimi ka për qëllim ta tregojë cilësinë e jetesës së pacientëve me multipla sklerozë (MS) në vendin tonë.

Projekti është nismë e Shoqatës kombëtare për MS në bashkëpunim Asociacioni i Studentëve të Mjekësisë së Maqedonisë dhe anëtarët e këshillit mjekësor/profesional pranë Shoqatës nacionale për MS në radhët e së cilës bëjnë pjesë neurolog të njohur nga ISHP Klinika universitare e neurologjisë në Shkup, ndihmuar nga kompania farmaceutike Rosh Maqedoni SHPKNJ Shkup.

“Në hulumtimin që do të zbatohet deri në prill të vitit 2020 përdoret pyetësor i vlefshëm për cilësinë e jetës të personave me MS, MSQOL-54. Është planifikuar të përfshihen një numër i madh i njerëzve me multipla sklerozë në mënyrë që të merren dhe të fitohen të dhëna relevante dhe të besueshme që do të ishin të nevojshme për realizim e suksesshëm të këtij projekti”, thuhet në këtë projekt të Shoqatës kombëtare për ndihmë dhe mbështetje të multipleks sklerozës.

Është planifikuar që rezultatet e hulumtimit të publikohen dhe prezantohen në Kongresin shkencor mjekësor internacional në organizim të MMSA në maj të vitit 2020.

Në vendin tonë nga MS vuajnë rreth 11.500 persona ndërsa në botë ka më shumë se 2,3 milionë njerëz.

Loading...