Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi për një ringjallje të terrorizmit islamik nëse qeveria libiane në Tripolit, e njohur nga OKB-ja, do të rrëzohej, në një artikull të publikuar sot në faqen e internetit “Politico”.

“Europa do të përballet me një sërë problemesh dhe kërcënimesh në rast të rrëzimit të qeverisë legjitime libiane”, shkruan Erdogan.

“Organizatat terroriste si Shteti Islamik dhe Al-Kaida, që kanë pësuar një dështim ushtarak në Siri dhe në Irak do të gjejnë një terren të përshtatshëm për t’u ringjallur”, shtoi ai.

Loading...