Kuvendi i Republikës të Maqedonisë së Veriut sot do t’i mbajë seancat e 126 dhe 127-të, në rend dite të së cilës janë një numër i madh i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve nga shumë fusha.

Siç është paralajmëruar në agjendën e seancës së 123-të është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, sipas procedurës së shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për dokumente ektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë, si dhe propozimi plotësues i ligjit për informata të klasifikuara dhe të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje, në lexim të dytë.

Për Propozim të programit për shënim të përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personalitete të shquara në vitin 2020. Propozim i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për familjen, sipas procedurës së shkurtuar do të diskutohet në seancën e 126-të kuvendore.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës, Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune dhe sipas Propozim-ligjit për ndryshime të Ligjit për praktikë, sipas procedurës së shkurtuar.

Në rend dite janë edhe shumë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për revizionin shtetëror, për revizion, për punën devizore, për borxh, për këmbim, për shoqata financiare, të gjitha në lexim të parë.

Loading...