E ardhmja e Mario Gotzes në Borussia Dortmund ende është e pavendosur, ka thënë drejtori sportiv i këtij klubi Michael Zorc

Fituesi i Botërorit, 27 vjeçari pritet që të largohet nga klubi kur kontrata tij do të skadon në fund të këtij sezoni.

“Ende nuk kemi vendosur totalisht. Natyrisht, një problem tjetër me të është se ai dëshiron më shumë minuta në fushë. Po flasim për një lojtar të mirë si Mario”, ka thënë Zorc në një intervistë për Der Tagesspiegel.

“Kam biseduar me babain e tij para Krishtlindjeve. Do të flas përsëri në Marbella. Ne do të takohemi në pranverë dhe në fund do ta marrim vendimi final”.

Loading...