Serbia doli fituese e ATP Cup në Tenis, ku Novak Djokovic me shokë përfaqësuan shtetin e tyre.

Por tenisti serb, bashkë me kolegët e tij, ka tentuar të marrë vëmendjen jo me tenis, por me kore nacionaliste.

Djokovic derisa ishte “Live” në Instagram ka kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën, që ishin shkak i shumë tentimeve për spastrim etnik mbi popullin shqiptar.

Ata kënduan një himn që këndohet për betejën e Kosovës në vitin 1389 ku trupat e popujve ballkanik luftuan kundër osmanëve në Gazimestan afër Prishtinës.

Loading...