Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në “Bul. Bosna dhe Hercegovina” në një garazh nëntokësorë është djegur një veturë e tipit Golf, nën pronësi të personit D.K. i lindur në vitin 1987. Përveç kësaj veture pjesërisht janë djegur edhe dy vetura të tjera, një Pezho dhe një Mercedes, që të dyja nën pronësi të personit F.A. Nga ana e njësitit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar. Raportohet se nuk ka të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm materialë. Ekipet policore kanë dal në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

Loading...