10 shtëpi për 10 familje në Komunën e Lipanit, u ndanë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, falenderoi shoqatën për humanizmin e treguar ndaj këtyre familjeve. Ahmeti shtoi se Komuna poashtu ka ndarë mjete për familjet në nevojë.

“Kjo ndihmë për Lipjanin është jashtëzakonisht me rëndësi. Bashkë me këto 10 familje numri i familjeve të strehuara shkon në 53 sosh që janë bërë me kulm mbi kokë. Nuk është pak që bashkë me Halilin kemi zgjidhur problemin e 53 familjeve. Ne kemi participuar si Komunë me nga 5 mije euro për çdo shtëpi të ndërtuar”, deklaroi Imri Ahmeti.

Shpërndarja e qelësave për familjet në nevojë ishtë moment më i lumtur për ta. E ai që po i kthen lumturinë shumë familjeve, Halil Kastrati, ishte i emocionuar për gëzimin që ai dhe ekipi i tij, po u dhurojnë njerëzve në nevojë.

“Falënderoj Zotin që na ka bërë shkaktarë që shumë lot pikëllimi e hidhërimi të kthehen në lot gëzimi”, u shpreh Halil Kastrati në ceremoninë e organizuar për këtë ngjarje.

Mirënjohje iu dhurua edhe Halil Kastratit nga Komuna e Lipjanit, si si shënjë falenderimi për kontributin e dhënë në këtë komunë.

Loading...

Comments are closed.