Në kuadër të Kryesimit të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ejup Alimi, do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE – KOSAK më 19 dhe 20 janar 2020, që do të mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Në Konferencë do të diskutohet, ndër të tjera, edhe për programin gjashtëmujor të këtij kryesimi, si dhe për përparësitë e Kroacisë gjatë kryesimit me BE-në, për çka fjalim hyrës do të mbajë edhe Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Loading...