Etablim edhe më i mirë i Parlamentit si përfaqësues i vërtetë i qytetarëve dhe si bartës i pavarur i pushtetit ligjvënës përmes avancimit të shërbimeve të saja do të mundësojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që sot është miratuar njëzëri me mbështetjen e gjithsej 82 deputetëve të pranishëm në seancën e 130-të.

Zgjidhja ligjore parasheh jo vetëm punësime të reja në shërbimet parlamentare në nivel vjetor, por edhe avancim të atyre ekzistues me qëllim efikasitet i tyre më i madh dhe profesionalizëm, është thënë në seancë. Sipas ndryshimeve do të formohet Këshill parlamentar si trup ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit me funksion të vetëm- të bëjë analizë precize për funksionalitetin e shërbimeve parlamentare, ndërsa Plan për punësim vjetor do të propozojë sekretari i përgjithshëm në pajtueshmëri me Këshillin buxhetor të Kuvendit.

Spikeri Talat Xhaferi në fjalimin e shkurtër para votimit u është falënderuar të gjithë 123 deputetëve për përcaktimin të sjellin zgjidhje të përbashkët. Mu kjo përbërje parlamentare në ikje, ka thënë Xhaferi i ka vënë vulën si bazë e përmirësimit të mëtejmë të Kuvendit, ndërsa konsensualiteti në këtë rast duhet të jetë shembull për funksionimin e mëtejmë dhe rregullimin e sistemit të shtetit.

Edhe deputetët e opozitës kanë shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i ndërsjellë. Siç ka thënë Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, ligji për Kuvendin është dëshmi se përmes diskutimit dhe bisedimeve arrihet deri në zgjidhje të përbashkëta për të mirën e të gjithëve.

“Me sjelljen e këtij ligji, përbërja e tanishme parlamentare do të rrumbullakojë mandatin e saj dhe do ta vulosë përcaktimin e deritanishëm të Kuvendit të arrijë në pozicion që i është përcaktuar me Kushtetutë për atë që është angazhuar çdoherë- të jetë institucion i pavarur. Ligji i mundëson mekanizmat e nevojshëm për menaxhimin e Kuvendit pavarësisht cila shumicë më tej do ta kryesojë. Konsideroj se bashkërisht e dhamë maksimumin për propozimin konsensual, kanë marrë pjesë të gjithë 123 deputetët pa dallim të përkatësisë së tyre politike. Ky le të jetë shembull se si mund të arrihet deri në konsensus për rregullimin e sistemit tonë në vend. Të gjithë le të shkojnë rrugës së kësaj zgjidhje konsensuale”, ka thënë Xhaferi.

Micevski është ndërlidhur në qëndrimin se përfundimisht, pas dhjetë vitesh të miratimit të Ligjit të parë miratohen ndryshime që janë konstruktive e cila ka vërtetuar dëshirën e kësaj përbërje parlamentare të kërkojë dhe të gjejë zgjidhje që janë zvarritur një dekadë të plotë.

“Përbërjes së ardhshme të deputetëve i mbetet procesi të çohet deri në fund, të sigurohet pavarësi e plotë financiare dhe e sigurisë së Parlamentit, Kuvendi ta fitojë pozitën kushtetuese si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit legjislativ”, ka thënë Micevski.

Panço Minov ka dhënë mbështetje të plotë për Ligjin. Veçmas e ka përshëndetur mundësinë për punësime të reja dhe avancimin e të punësuarve aktual në shërbimet e Kuvendit.

“Tani përveç kësaj do të ketë edhe punësime vjetore por gjithçka do të jetë në drejtim të shërbimit më cilësor dhe më profesional”, ka thënë Minov.

Deputetët e kanë vazhduar seancën, ndërsa për momentin diskutohet për Propozim- ligjin për investime strategjike në RMV në procedurë të shkurtuar.

Loading...
Global