Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot në Shkup është takuar me ambasadorin italian Karlo Romeo.

Në takim, informojnë nga MPB-ja, ambasadori Romeo është njoftuar me përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për organizimin e zgjedhjet të drejta dhe demokratike, si dhe me masat të cilat po ndërmerren për parandalimin e shkeljes së procesit zgjedhor.

Ministri Çulev ka shprehur falënderim për mbështetjen që MPB vazhdimisht e merr në formë të trajnimeve, projekteve dhe resurseve nga Italia.

Të dyja palët bashkërisht e kanë konfirmuar përpjekjen për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Loading...
Global