Nesër me fillim në ora 14:30 në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë takim me delegacionin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kryesuar nga Kryetarja, Biljana Ivanovska informon Tetova sot.

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucione përgjegjëse për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.

Pas përfundimit të takimit, me fillim në ora 15:15, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Kryetarja Ivanovska do të kenë deklarata të përbashkëta për media.

Loading...