Koronavirusi Wuhan që ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600 përhapet më lehtë nga një person në person sesa mendohej më parë, sipas një zyrtari të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

“Tani ne po shohim se gjenerata e dytë dhe e tretë janë përhapur,” tha Dr. David Heymann, kryetari i një komiteti të OBSH-së që po mbledh të dhëna për virusin.

Brezi i tretë do të thotë se dikush është infektuar pasi merrte kafshë në treg në Wuhan, Kinë, dhe ai e përhapi virusin tek dikush tjetër, i cili më pas e përhap atë tek një person i tretë.

Virusi fillimisht u përhap vetëm nga kontakti shumë i ngushtë brenda një familje, të tilla si përqafimi, puthja ose ndarja e enëve për të ngrënë, tha Heymann, por tanimë përhapja e tij është bërë e frikshme.

Tani, ai thotë se provat që po grumbullohen tregojnë se edhe nga kontakti më i largët mund të përhapet virusi, siç është nëse një person i sëmurë do të teshtin ose kollitet pranë fytyrës së dikujt tjetër.

Nga ana tjetër Kina ka marrë masa emergjente, pasi dy qytete tanimë janë mbyllur plotësisht, dhe në disa të tjera janë anuluar fluturimet.

Loading...