Bazar humanitar sot u mbajt në qarkun e selisë së LSDM-së, ndërsa mjetet e mbledhura do të destinohen për familjet e pastreha në kapacitetet e përkujdesit në Vizbeg dhe për qytetarët të cilëve u nevojitet ndihmë.

“Solidariteti, humaniteti dhe respektimi i ndërsjellë janë vlera bazë socialdemokrate në të cilat mbështetet veprimi jonë, puna dhe funksionimi si subjekt politik në vendin tonë. Prania juaj sot tregon se fuqishëm i mbështetni pikërisht këto vlera. Me këtë ngjarje mundësojmë përmes donacioneve tona, përmes dhurimit të solidarizuar, t’u ndihmojmë familjeve të pastreha të cilët janë akomoduar në kapacitetet e përkujdesit në Vizbeg, por edhe deri te të gjithë bashkëqytetarët tanë të cilët janë drejtuar për ndihmë deri te të gjithë ne. Unë besoj se vlerat e tilla socialdemokrate me të vërtetë e dërgojnë porosinë e humanitetit, solidaritetit mbështetjes së ndërsjellë dhe respektimit deri te të gjithë qytetarët në vendin tonë”; theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në hapjen e bazarit.

Ai u bëri thirrje të gjithë bashkëpartiakëve të vazhdojnë në frymën e solidaritetit dhe humanitetit dhe të ndërtojnë shoqëri korrekte të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Në bazar të pranishëm ishin bartësit e funksioneve publike të cilët me blerje të prodhimeve nga stendat dhe dhurimit direkt të mjeteve financiare e dhanë kontributin e tyre humanitar. .

Loading...