Kanë kaluar shumë vite duke premtuar se shkolla në Reçicë të Vogël do të ndërtohet, por ato ngelën vetëm premtime. Sot një lajm të sigurt dhe përfundimtar e dha ministri i Arsimit, Arbër Ademi duke treguar me dokument se fillimi i kësaj shkolle do të ndërtohet dhe nxënësit e Reçicës nuk do të ecin deri tek shkolla Naim Frashëri. Shumë vite është thënë se shkollën në Reçicë do ta ndërtojë Kina, por më në fund ministri i Arsimit e vulosi se këtë shkollë së bashku me shkollën e Bllacës do ta ndërtojë ministria e Arsimit në krye me Arbër Ademin.

“Objekt të ri shkollor për nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe
Objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë

Ditë të mira për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohet në një afat sa më të shpejt.
Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.

Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

#VAZHDOJMË

*Sot është shpallur procedura e prokurimit publik për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore, në Reçicë të Vogël dhe në fshatin Bllacë” ka shkruar Ademi.

Përpos ndërtimit të shkollave, ministri Ademi do të mbahet mend për ngritjen e pagave për arsimtarët prej muajt janar 2020, arsimtarët do të marin paga shumë më të larta se vitin e kaluar./TS/

 

 

Loading...
Global