Dje rreth orës 19 e 20 minuta, në një objekt hotelerik në hyrje të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, në bashkëveprim me njësite tjera policore nga Ministria e Punëve të Brendshme nga Shkupi, e kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.R. nga Shkupi, ndaj të cilit ka pasur të lëshuar fletarrest, për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.
Përndryshe, personi I.R. më herët për ka qenë i dënuar me 15 vite burg, për shkak se ka kryer vepra penale ,,grabitje” dhe ,,vjedhje të rënda”. Ai dhe një grupë prej disa personave, në vitin 2011 kanë kryer vjedhje grabitqare, në një shitore arri të njohur në qendër të Tetovës, kurse dje (16-janar) në ora 14.00, 34-vjeçarja A.K. nga Sellca e Tetovës, e cila me personin I.R. është njoftuar nëpërmjetë rrjeteve sociale, e ka denoncuar për zhvatje, me ç’rast e ka kërcënuar me jetë dhe nga e njëjta ka kërkuar para me vlerë prej 10 mijë euro.
Menjëherë pasi që është privuar nga liria, i njëjti është dërguar dhe dorrëzuar në burgun e ,,Idrizovës,, në Shkup.

Loading...