Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident i rëndë që ndodhi sonte rreth orës 17:00 në vendin e quajtur ujëvarrat e Gabrovskit në rrugën Bansko-Koleshino. Makina e tipit “BMW”, drejtuar nga 39 vjeçari V.M nga fshati Monospitovë, doli nga rruga, shkruan TetovaSot.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e SPB Strumicë, Hristina Rendevska, e cila informoi se shoferi dhe dy pasagjerë nga fshati Monospitovë pësuan lëndime trupore, ndërsa pasagjeri 34 vjeçar me inicialet D.D nga i njëjti fshat iu nënshtrua plagëve dhe vdiq në Qendrën Medicionale në Strumicë.

Në vendin e ngjarjes ka intevernuar edhe një automjet kundër zjarrit me gjashtë zjarrfikës, të cilët kanë nxjerrë të plagosur dhe kanë siguruar automjetin nga ndonjå shpërthim i mundshëm.

Me autorizimin e prokurorit publik, një ekip inspektimi nga policia e Strumicës kanë inspektuar vendin e ngjarjes./TS

Loading...