Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve porositi se prej optimistit është bërë “optimist real” lidhur me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse ka pasur rast të bisedojë me presidentin Emanuel Makron në takimin e sotëm të liderëve të NATO-s në Londër, Zaev tha se tri herë ka pasur shkëmbim me presidentin francez dje dhe sot.

“Unë jam i bindur se pason vendim i bukur, kohë e bukur për ne, nuk mund të ndaj asgjë pasi si optimist më i madh, tani jam optimist real. Punët po shkojnë në drejtim pozitiv, e jona është të vazhdojmë të punojmë, të vazhdojmë me reformat dhe shpresoj se do të sillet vendimi i vërtetë, gjegjësisht gabimi historik të cilin e bënë të përmirësohet, nuk dëshiroj me këtë të ndaj optimizëm në asnjë mënyrë, duhet të jemi të përkushtuar për ta evropianizuar Maqedoninë me më shumë vlera dhe reforma ndërsa sapo të vendosin të na kumtojnë”, deklaroi sot kryeministri Zaev.

Shkurt pas kësaj u prononcua edhe vetë Emanuel Makron lidhur me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe edhe njëherë porositi se pa reformë paraprake të procesit negociues për zgjerim, ai nuk do të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave dhe shfaqi shpresë se kjo do të mund të ndodhë para samitit të majit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb.

Loading...
Global