Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili e kryeson delegacionin qeveritar në Samitin e NATO-s në Londër, në të cilin shënohet 70-vjetori i Aleancës, sot në ditën e parë të tubimit të liderëve, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i dhuroi verë nga Maqedonia e Veriut.

Ai publikoi “tuit” në të cilin thekson se Stoltenberg është një ndër mbështetësit dhe miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut.

“Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg është një nga miqtë dhe mbështetësit tanë më të mëdhenj. ‘You will join NATO’ tha me një rast dhe tregoi në vepër se Aleanca realizon, e me atë edhe ne e realizojmë ëndrrën e gjeneratave. Gëzuar Jens, shijoje këtë verë të shkëlqyeshme të Maqedonisë së veriut, shkroi Zaev në “tuit”

Loading...
Global