Kryeministri Zoran Zaev në deklaratën për media pas samitit të NATO-s në Londër ka thënë se ka marrë siguri personale nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington.

Zaev mes tjerash ka thënë se sot Maqedonia e Veriut e ka përjetuar ëndrrën e gjeneratave para nesh, të të gjithë qytetarëve dhe liderëve të vendit në realizimin e synimit strategjik e cila ka filluar me pavarësimin e vendit tonë- plotësohet synimi i dekadës i atdheut tonë ta bëjmë anëtare të NATO-s.

“Këto dy ditë në Londër, kur Maqedonia e Veriut është paraqitur në nivel më të lartë qeveritar në Takimin e liderëve të NATO-s me rastin e 70 vjetorit të Aleancës, realizohet ëndrra, ëndrra e përbashkët e suksesit kombëtar të të gjithë qytetarëve tanë. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme dhe siguria e vendit dhe e qytetarëve. Ajo adresë është Selia kryesore e NATO-s në Bruksel”, ka thënë Zaev.

dhuro

“Këto dy ditë në Londër, në shoqërim të liderëve të të gjithë shteteve anëtare, në takimet me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, Boris Xhonson dhe Xhastin Trudo, konfirmojmë se NATO është aleanca më e fortë e sigurisë dhe asaj ushtarake, por edhe simbol dhe sinonim i vlerave më të larta demokratike ndërsa ne jemi pjesë e kësaj familje të fuqishme”, ka thënë Zaev.

“Sot me të drejtë mund të themi se jemi pjesë e proceseve globale që na vendosin në rendin e aleatëve me të cilët bashkërisht do të përballemi me gjitha kërcënimet konvencionale dhe hibride për sigurinë dhe paqen. Ky sukses i brezave të vendit tonë le të jetë nxitje për BE-në ta përmirësojë gabimin në raport me fillimin e negociatave për anëtarësim, ndërsa për ne gjithë në shtëpi le të jetë nxitje që më fortë t’i vazhdojmë reformat dhe ta bëjmë vendin më të mirë për jetesë”, ka thënë Zaev.

Zaev ka porositur se anëtarësimi në NATO është karburanti të vazhdojmë me vendosmëri, përkushtim dhe guxim dhe ta përfundojmë rrugën tonë deri në anëtarësimin në NATO.

“Qytetarët e Maqedonisë merituan të ardhme të mirë, sot NATO e konfirmon këtë”, ka thënë Zaev në deklaratën për media pas samitit të Aleancës në Londër.

Loading...
Global