Anëtari i organeve të larta partiake të VMRO-DPMNE, Toni Mihajllovski i është përgjigjur zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani, lidhur me deklaratën e tij se çdo hapje e Ligjit për gjuhët, me të cilin janë mbyllur çështjet e Marrëveshjes së Ohrit do të na kthejë para vitit 2001. Mihajllovski ka theksuar se ky paralajmërim nuk i bën përshtypje.

“Kot frikëson. Bujar Osmani kjo në një farë mënyre absurditeti, do të thotë edhe kthesë përpara, për shkak se ne maqedonasit jemi kthyer para vitit 1945”, ka shkruar Mihajllovski në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, deklarata e Osmanit nuk është komentuar nga partia në pushtet LSDM

Loading...
Global