Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë shqiptarësh të pafajshëm duke lënë me qindra të plagosur e me mijëra të pastrehë.

E sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për VIP-at e saj, për ata të cilët janë bërë të famshëm nga këta fatkeqë të këtij fenomeni natyror.

Shumë prej të famshmëve kanë ngritur zërin, kanë dhuruar shifra të majme parash nga xhepi i tyre dhe i kanë bërë thirrje kolegëve dhe ndjekësve të kontribuojnë.

Por ka edhe nga ata VIP-a që nuk janë ndjerë fare.

Për ta filluar me Loredanën e cila që prej ditës të tërmetit ka publikuar story dhe foto për qefin e saj dhe asgjë për tërmetin.

Ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj i cili ishte personalisht i pranishëm në Durrës dhe Thumanë për ndihmë monetare dhe mbështetje morale.

Në këtë grup mund të fusim edhe Getoar Selimin. Reperi i cili numeron 700 mijë ndjekës në Instargam, është mjaftuar me një postim të para 5 ditëve duke e mbyllur me një lutje kontributin.

Arbana Osamani dhe Eduart Grishaj gjithashtu kanë zgjedhur të mos “përzihen”, të paktën jo publikisht.

Dhe për ta mbyllur kemi lënë Elvana Gjatën e cila është kritikuar edhe nga kolegët për qetësinë e saj. Të gjithë e njohin influencën e këngëtares dhe është e pafalshme që ajo të mos nxisë për solidaritet në këto ditë të vështira të vendit që i ka falur famën.

Ndoshta këta të famshëm justifikohen se ndihmat e tyra nuk i bëjnë publike, por sot nuk është dita për të bërë bamirsi fshehurazi. Sot duhet thirrje dhe mbështetje.

Loading...
Global