Marc Andre ter Stegen regjistroi asistin e dytë në këtë sezon me fanellën e Barcelonës.

Portieri i katalanasve dhurojë një top perfekte për Antoine Griezmann, i cili e pati të lehtë të shënonte dhe t’i jepte avantazhin blaugranëve ndaj Mallorcas.

Asistin e parë, portieri e ka dhënë për Luis Suares në ndeshjen ndaj Getafes. Ditën e sotme nga Spanja vjen një statistikë interesante. Nga mediat iberike bëhet e ditur se Ter Stegen me asistin e dhuruar ditën e djeshme ka kaluar Eden Hazard e cili ka dhuruar vetëm një të tillë për shokët e skuadrës.

Kjo statistikë është turpëruese për Hazard në momentin kur portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen është autor i dy pasimeve për gol.

Loading...
Global