Ishte grumbulluar për të qëndruar në stol, por një dëmtim i portierit Consigli gjatë nxehjes para ndeshjes me Juven, bëri që 18-vjeçari Stefano Turati të zbriste në fushë nga minuta e parë, me misionin për të ruajtur portën të paprekur nga Cristiano Ronaldo dhe të tjerë yje bardhezinj.

Në fund Turati zhvilloi një 90-minutësh tejet pozitiv dhe u shfaq i qetë e e sigurt, duke bërë edhe një pritje fantastike ndaj Ronaldos, ndërsa në fund e nxori dy herë topin nga rrjeta, po aq sa edhe një veteran si Gigi Buffon, që ishte në katërkëndëshin e Juves.

Në fund të takimit, Turati nuk i fshehu emocionet e këtij debutimi, teksa komentoi momentet e ndeshjes dhe takimin me Buffon në fund të ndeshjes, ndërsa shtoi se sapo të largohet, do përqafojë mamanë e tij.

dhuro

“Nuk di çfarë të them, pasi çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Gjëja e parë që do bëj, është të përqafoj mamanë time. Pritja ndaj Ronaldos ishte fantastike, por më mbeti në mendje ai pasim filtrues për Locatellin, që më rriti më shumë besimin te vetja. Ishte një nder për mua të luaja kundër Buffon, që e kam ndjekur që kur kam qenë i vogël. Në fund të takimit më takoi dhe më komplimentoi”, deklaroi Turati.

Loading...
Global