Pasi dështoi në edicionin e parë të Nations League, pra Ligës së Kombeve, duke u renditur në vend të tretë dhe duke rrezikuar seriozisht rënien në Ligën C, Shqipëria tashmë ka marrë edhe një tjetër goditje nga UEFA sa i përket turneut të vitit 2020.

UEFA ka saktësuar se vetëm dy skuadrat më mirë të klasifikuara të Ligës A dhe B do të mund të shkojnë në Botëror direkt edhe nëse nuk arrijnë t’ia dalin në sajë të fazës eliminatore.

Formula e re parashikon se në Botëror do të kualifikohen 10 fitueset e grupeve, ndërsa në play off do të marrin pjesë 10 skuadrat e dyta të grupeve.

dhuro

Për t’u plotësuar numri i 13 ekipeve evropiane që shkojnë në Botëror, do të duhen 10 vendet e dyta dhe pikërisht 2 skuadra të tjera, që do të kenë renditjen më të mirë në Nations League. Këto 12 skuadra do të përballen në playoff.

Kështu, shanset janë vetëm te ekipet që luajnë në Ligën A dhe B, ndaj edhe Kosova, që është ngjitur në Ligën C pasi fitoi grupin e saj në Ligën D, nuk do të ketë mundësi nëpërmjet Nations League.

Loading...
Global